Temperatura deri në -10 gradë celsius, 4 të vdekur në këtë shtet

Evropë

Temperatura deri në -10 gradë celsius, 4 të vdekur në këtë shtet

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 18:31
Britani

Britania e Madhe është përfshirë nga temperatura të ulëta, të cilat kanë arritur deri në 10 gradë nën zëro.

Akulli ka pushtuar vendin, ndërsa është urdhëruar mbyllja e shkollave. Daily Mail shkruan se të paktën 4 persona kanë ndërruar jetë në aksidente të shkaktuara si pasojë e akullit në rrugë. Tre automjete u përplasën në East Kilbride, Skoci, duke lënë të vdekur një person, dy persona të tjerë vdiqën në Cornwall, ndërsa një person me biçikletë u përplasen nga një makinë pasi humbi kontrollin si pasojë e akullit në rrugë.

Ndërkohë, moti i ftohtë është shoqëruar edhe me ndërprerjen e energjisë në disa zonë.

Megjithatë, kjo situatë nuk pritet të kalojë shpejt, pasi meteorologët kanë parashikuar edhe reshje dëbore në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat