Ngrihet alarmi në Podgoricë, dyshohet për një mjet shpërthyes

Evropë

Ngrihet alarmi në Podgoricë, dyshohet për një mjet shpërthyes

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 19:54
Podgoricë

Të enjten u njoftua për një mjet shpërthyes në ndërtesën e Gjykatës së Lartë të Podgoricës, që sipas policisë malazeze ishte i rremë.

Menjëherë punonjësit janë evakuuar nga ndërtesa e Gjykatës së Lartë në qendër të Podgoricës. Në të njëjtën kohë u bë evakuimi edhe ambientet e Gjykatës së Apelit, që ndodhen në të njëjtën godinë.

Policia ka bllokuar qarkullimin në rrugët që kalojnë pranë Gjykatës së Lartë.

Kryeministri në largim, Dritan Abazoviq tha se “gjatë kontrollit policor nuk janë gjetur eksplozivë dhe se situata është normale”.

Policia vuri në dukje, se informacioni për bombën e vendosur erdhi nga llogaria e rreme të postës elektronike në emrin e një deputeti të Frontit Demokratik pro-rus.

Këshilltarja e pavarur për marrëdhënie me publikun në Gjykatën e Lartë, Marija Rakoviq, tha se ende nuk ka të dhëna zyrtare për ngjarjen, por sipas të gjitha gjasave njoftimi për mjet shpërthyes ishte i rremë.

“Nuk kemi të dhëna zyrtare nëse njoftimi ka qenë i rremë , por duke qenë se asgjë nuk ka ndodhur, ka gjasa të jetë raport i rremë", tha zonja Rakoviq./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat