​Bllokohen cisternat e naftës “pa sigurim” nga Deti i Zi

Evropë

​Bllokohen cisternat e naftës “pa sigurim” nga Deti i Zi

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 20:37
Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, ndodhet në brigjet e Bosforit.

Turqia do të vazhdojë të bllokojë cisternat e naftës, pa sigurimin e duhur, që kalojnë transit nëpër ngushticat turke në tregjet globale, njoftoi sot autoriteti detar i Turqisë, duke theksuar sanksionet e fundit të BE-së dhe shqetësimet për sigurinë.

“Rreth 15 cisterna transportuese të naftës, 11 prej tyre të destinuara për në portet e BE-së, janë aktualisht në pritje në Detin e Zi”, tha autoriteti, duke përmendur kufirin e çmimit të BE-së dhe masat shtesë të sigurisë nga Ankaraja.

Këtë javë BE-ja vendosi një kufi të çmimit prej 60 dollarë për fuçi për eksportet e naftës ruse në vendet e tjera. Anijet nuk do te mund të mbuloheshin nga sigurimi nëse nafta do të shitej mbi kufirin e 60 dollarëve.

“Turqia ka kërkuar garanci shtesë nga anijet që nga fillimi i muajit. Sigurimi duhet të mbulojë kalimin e anijeve përmes ngushticës së Bosforit dhe Dardanelit”, tha autoriteti detar në Twitter.

“Turqia nuk mund të rrezikojë, “asnjë katastrofë” në zonat e banuara, që mund të shkaktohet gjatë kalimit të ndonjë prej anijeve të sanksionuara”, tha autoriteti.

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, ndodhet në brigjet e Bosforit.

Autoriteti detar turk fajësoi kompanitë ndërkombëtare të sigurimit, për refuzimin e dokumenteve të duhura të sigurimit, një kërkesë e paraqitur nga Ankaraja.

“Anijet që transportojnë naftë bruto nuk do të lejohen të hyjnë veç e veç në Detin e Zi nga Egjeu, nëse nuk kanë dokumentet e sigurimit”, shtoi autoriteti, duke cituar një procedurë rutinë, në fuqi që nga viti 2002.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat