​Paris, shumë lagje pa energji elektrike

Evropë

​Paris, shumë lagje pa energji elektrike

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 07:59
​Paris

Shumë lagje në kryeqytetin e Francës, Paris, janë në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Shumë rrugë në zonat 1, 3, 4 dhe 5 të Parisit u prekën nga ndërprerja e energjisë elektrike rreth 23:00 sipas kohës lokale dhe se zona qendrore e Parisit mbeti në errësirë, transmeton Anadolu Agency.

Kryetari i Bashkisë qendrore të Parisit, Ariel Weil në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha se në zonat 4 dhe 5 të Parisit ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Zjarrfikësit e Parisit konfirmuan se qytetarët kontaktuan me ta për shkak të ndërprerjeve të energjisë në 4 zona dhe se kjo duket se ka lidhje me një defekt në transformatorin e "Enedis",institucioni përgjegjës për infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e linjave elektrike.

Zjarrfikësit e Parisit thanë se situata po rregullohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat