“Lutuni për të”/ Rëndohet gjendja shëndetësore e paraardhësit të Papa Françeskut

Evropë

“Lutuni për të”/ Rëndohet gjendja shëndetësore e paraardhësit të Papa Françeskut

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 23:37
Papa Franqesku

Paraardhësi i Papa Françeskut, Benedikti XVI është më gjendje të rëndë shëndetësore.

Kjo gjë u bë publike nga Papa Françesku, i cili nuk dha detaje për gjendjen e paraardhësit të tij, por u bëri thirrje besimtarëve që të luten për të.

“Unë do të doja t’ju kërkoja të gjithëve për një lutje të veçantë për Papa Benediktin, i cili po e mban kishën në heshtje“, tha Papa.

Vatikani konfirmoi gjendjen e tij shëndetësore, e cila po monitorohet nga mjekët.

“Gjatë orëve të fundit ka ndodhur një përkeqësim i gjendjes shëndetësore për shkak të moshës. Situata për momentin mbetet nën kontroll, e monitoruar vazhdimisht nga mjekët”, thuhet në deklaratë.

Emeritus Benedikti XVI ishte Papa i parë që doli në pension në 600 vite, në shkurt të vitit 2013. 95-vjeçari ka pasur një gjendje të dobët shëndetësore vitet e fundit, ndërsa jetën ia kushtoi lutjes dhe meditimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat