Erdogan: Stabiliteti i Ballkanit ka rëndësi të veçantë për Turqinë

Evropë

Erdogan: Stabiliteti i Ballkanit ka rëndësi të veçantë për Turqinë

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 09:16
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoga

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, takoi dje presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një takim të mbyllur për media.

Pas takimit, Erdogan tha se paqja dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit janë prioritet i tij.

“Paqja dhe stabiliteti i Malit të Zi, Ballkanit dhe Evropës është me rëndësi të veçantë për Turqinë”, deklaroi Erdogan.

Erdogan deklaroi gjithashtu se Ankaraja mbështetë procesin eurointegrues të Podgoricës.

“Ne inkurajojmë dhe mbështesim sinqerisht Malin e Zi, aleatin tonë në NATO, që të bëhet anëtar i plotë i BE-së”, tha presidenti turk.

Liderët theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Turqisë dhe Malit të Zi dhe shprehën gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve.

“Jemi veçanërisht të përkushtuar në identifikimin e hapësirës për avancimin e bashkëpunimit dypalësh”, tha presidenti malazez Gjukanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat