Vrasja e grave arrin nivelin më të lartë në 20 vjet në Spanjë

Evropë

Vrasja e grave arrin nivelin më të lartë në 20 vjet në Spanjë

Më: 1 janar 2023 Në ora: 06:53
Foto ilustrim

Ky dhjetor ka qenë muaji më i keq i Spanjës për dhunën me bazë gjinore në 20 vjet, me 13 gra të vrara në harkun kohor prej 28 ditësh dhe një rast tjetër ende po hetohet nga policia.

Të paktën gjashtë nga incidentet ndodhën pasi ankesat ishin depozituar tashmë.

Ky është numri më i lartë i vrasjeve me bazë gjinore që nga fillimi i regjistrimeve në 2003.

Ministri i Brendshëm i vendit, Fernando Grande-Marlaska, ka shprehur “zhgënjimin e tij të thellë” për “përhapjen e pazakontë dhe të tmerrshme” të krimeve të tilla dhe ka urdhëruar forcat e sigurisë të maksimizojnë mbrojtjen e viktimave, shkruan Euronews.

Janë 723 gra që aktualisht mendohet se janë në një rrezik të lartë të dhunës në familje dhe gjithsej 31 mijë e 161 të cilat përfshihen në sistemin e monitorimit të dhunës gjinore të autoriteteve spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat