Gjysma e hapësirave të parkimit do të mbyllen në zemër të Kopenhagës

Evropë

Gjysma e hapësirave të parkimit do të mbyllen në zemër të Kopenhagës

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Gjatë këtij viti do të jetë edhe më e vështirë të gjesh një vand parkimi falas në zemër të Kopenhagës, Danimarkë.

Kjo pasi komiteti Teknik Mjedisor i Kopenhagës miratoi një plan që eliminon 600 nga gjithsej rreth 1,050 hapësira parkimi në pjesën qendrore të qytetit.

Gjatë vitit 2023, zonat e parkingjve do t’i lënë vendin trotuareve më të gjata, shtigjeve për biçikleta dhe pemëve në pjesën më qendrore të Kopenhagës – zonën midis Radhuspladsen, Nørreport dhe Kongens Nytorv.

Pjesa qendrore e Kopenhagës ku në të ardhmen do të ketë 600 vende parkimi më pak

“Po e bëjmë këtë për të pasur një qytet të qetë mesjetar, ku njerëzit do të kenë përparësinë mbi makinat”, thotë shefja e Teknologjisë dhe Mjedisit e Komunës së Kopenhagës, Line Barfod.

“Dhe në të njëjtën kohë ka një efekt të mirë në lidhje me klimën, sepse kemi më pak njerëz që lëvizin me makinë në qendër të qytetit”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat