Përfshihet nga flakët trageti në Itali, evakuohen pasagjerët

Evropë

Përfshihet nga flakët trageti në Itali, evakuohen pasagjerët

Më: 15 janar 2023 Në ora: 10:09
Itali

Një traget me pasagjerë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Itali, pak përpara se të nisej nga Napoli në drejtim të Palermos.

Në momentin e zjarrit në traget ndodheshin 182 pasagjerë, të cilët fatmirësisht u evakuuan me shpejtësi.

Fatmirësisht nuk raportohet asnjë i lënduar mes pasagjerëve, ndërkohë që disa prej tyre kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit.

Raportimet tregojnë se zjarri është shkaktuar nga një automjet që ndodhej në pjesën ku parkohen makinat në traget, gjë që ka bërë të shpërthejë alarmi.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë duke vënë flakët në kontroll dhe minimizuar dëmet, teksa një hetim ka nisur për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat