Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën

Evropë

Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën

Më: 26 janar 2023 Në ora: 21:18
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi ka folur për luftën e paprovokuar të presidentit rus Putin në Ukrainë.

Zelensky ka deklaruar se nuk ka interes të zhvillojë një takim për paqe me Putinin. Këtë të fundit e ka përshkruar si një person që po merr informata nga jashtë e nuk e di se çka po ndodh në fushëbetejë.

“Kush është ai tani? Pas pushtimit të plotë, për mua ai është askushi, askushi”, deklaroi Zelensky në intervistë për Sky News.

“Nuk është interesante për mua”, tha Zelensky kur u përgjigj nëse do zhvillonte një takim me Putinin.

“Nuk është interesante të takohem, as të flas me të. Pse? Sepse ne patëm një takim me të në Formatin e Normandisë, para pushtimit të plotë. Aty pashë një njeri që thotë një gjë dhe bën një tjetër”.

Tutje, ai tha se nuk e di se kush po i merr vendimet për Rusinë, presidenti Putin apo dikush tjetër.

“Unë nuk mund ta kuptoj – janë vendimet e tij apo të dikujt tjetër? Pra, për të takuar çfarë, për të shtrënguar duart? S’është interesante. Të flas? Vërtet nuk e kuptoj se kush i merr vendimet në Rusi”, tha Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat