Stefano Sannino kundërshtohet nga ushtaraku norvegjez!

Evropë

Stefano Sannino kundërshtohet nga ushtaraku norvegjez!

Më: 30 janar 2023 Në ora: 18:19
Arne Bård Dalhaug

Rusia e ka çuar pushtimin e Ukrainës në një "fazë të re" dhe presidenti Vladimir Putin tani e konsideron atë një luftë kundër NATO-s dhe Perëndimit.!
Kështu ka deklaruar zyrtari i lartë i BE-së, Stefano Sannino, sekretari ivpërgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS).

Deklarata erdhi në një konferencë shtypi në Tokio së fundmi, ku Sannino vuri në dukje, ndër të tjera, dërgesat e fundit të armëve në Ukrainë nga, ndër të tjera, SHBA, Kanada dhe Gjermani.

“Unë mendoj se ky zhvillim i fundit për sa i përket furnizimit me armë është vetëm një zhvillim i situatës dhe mënyrës se si Rusia ka filluar ta çojë luftën në një fazë të re, tha Sannino, duke iu referuar sulmeve pa kriter të Rusisë ndaj civilëve, shkruan Independent.

Megjithatë, gjeneralejtënant në pension Arne Bård Dalhaug nuk i pajtimit me këtë;

Nuk mendoj se ai (Putini, journ.am.) po mendon fare për një luftë kundër Perëndimit, thotë Dalhaug për Dagbladet.

Ai beson se kjo nuk është asgjë e re nga lideri rus, por nga ana tjetër është mjaftë tipike për retorikën që përdor Putin kur lufta po shkon keq për Rusinë. Dhe se Putini do të ketë më pas një nevojë më të madhe për të sqaruar se është NATO dhe Perëndimi kundër të cilëve ai po lufton.

Dalhaug tregon dy qëllime përse Putini ndjek strategjinë që bën:

Njëra është zbutja e shkakut të humbjeve të mëdha, që të bëhet më e lehtë të shpjegohen pengesat e mëdha.

E dyta është një përpjekje për të shpresuar, dhe parë me sytë e tij, është kah e mban në binar opinionin publik në Rusi. Ky është një zhvillim i pritshëm në retorikën e tij.

Ai thekson se kushtet aktuale nuk kan ndryshuar, sepse Putini është i vetëdijshëm se Rusia do ta kishte humbur menjëherë luftën në Ukrainë nëse NATO dhe Perëndimi do të përfshiheshin në një masë më të madhe.

Përmbledhje shkrimesh nga:Hamdi Rafuna
Autor/ Kjersti Lien
29 Janar 2023 - 23:06

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat