Aksident i rëndë, 8 të vdekur dhe 35 të plagosur nga përmbysja e autobusit

Evropë

Aksident i rëndë, 8 të vdekur dhe 35 të plagosur nga përmbysja e autobusit

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 10:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi.

Bëhet me dije se një autobus teksa po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit, shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe autobusi është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediatturke raportojnë se të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje janë një numër i madh autoambulancash, zjarrfikëse, AFAD dhe policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat