DW: Disa qindra të vdekur pas tërmetit në rajonin turko-sirian

Evropë

DW: Disa qindra të vdekur pas tërmetit në rajonin turko-sirian

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 08:39
Foto ilustriml

Një tërmet prej 7,4 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit pjesën juglindore të Turqisë pranë kufirit sirian. Deri në orët e para të mëngjesit janë shënuar disa qindra viktima e mijëra të plagosur.    

Numri të vdekurve pas tërmetit të rëndë që përfshiu rajonin mes Turqisë dhe Sirisë është rritur në orët e para të mëngjesit në disa qindra vetë. Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 600 vetë. Vetëm në rajonet e kontrolluara nga Siria flitet për më shumë se 300 të vdekur. Më shumë se 600 të tjerë janë plagosur në disa provinca, bëri të ditur zëvendësministri sirian i Shëndetësisë, Ahmed Xhamirijeh. Organizata humanitare SAMS bëri fjalë për 100 viktima të tjera të hënën në në mënvjes.

Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay është shprehur se tërmeti ka shkaktuar më shumë se 284 viktima deri në orët e para të mëngjesit, 2000 vetë janë të lënduar.

Një tërmet prej 7,4 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit pjesën juglindore të Turqisë. Epiqendra e tërmetit ndodhej në në provincën Kahramanmaras, sipas Qendrës së Katastrofave, Afad, pranë kufirit sirian. Më pas u regjistrua një tërmet tjetër i shkallës 6,6 ballë në provincën Gaziantep.

Shtëpia e Bardhë i ka ofruar ndihmë Turqisë pas tërmetit. Këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan tha se i ka bërë të ditur palës turke, se SHBA janë gati për ndihmë shpëtimi. Sullivan shkroi në twitter, se SHBA është mjaft e tronditur pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Greqia megjithë tensionet me Turqinë është e gatshme të ndihmojë. Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis është shprehur, se "Greqia do të ndihmojë menjëherë". Greqia zotëron ekipe shpëtimi me përvojë në situatën e tërmeteve.

Edhe Izraeli i ka ofruar Tuqisë ndihmë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant ka udhëzuar ushtrinë të bëjë përgatitjet e duhura. "Forcat tona të sigurisë janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë që duhet", tha Galant./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat