Në Kroaci bie inflacioni për mbi 1 për qind

Evropë

Në Kroaci bie inflacioni për mbi 1 për qind

Më: 3 mars 2023 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Norma vjetore e inflacionit në Kroaci, e matur me indeksin e çmimeve të konsumit, ra në 11.9 për qind në shkurt, pasi arriti në 12.7 për qind një muaj më parë.

Sipas Byrosë Shtetërore të Statistikave, norma vjetore e inflacionit u ul për të tretin muaj radhazi.

Kjo, pasi në nëntor të vitit të kaluar arriti në 13.5 për qind rekord.

Sipas vlerësimeve, norma vjetore e inflacionit për ushqimet, pijet dhe duhanin ranë në 15 për qind, për energjinë në 13.4 për qind, për produktet industriale joushqimore 10.3 për qind dhe për shërbimet e tjera 8.9 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat