Ekspertët i tremben tërmetit të radhës në Stamboll

Evropë

Ekspertët i tremben tërmetit të radhës në Stamboll

Më: 18 mars 2023 Në ora: 00:25
Pasojat nga tërmeti në Turqi

Për më shumë se pesë javë, Turqia po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues me magnitutë 7.8 që goditi juglindjen e vendit.

Presioni tashmë po rritet te autoritetet e vendit që duhet të mendojnë për pasojat që lëkundje të tilla mund të kishin në qytete më të populluara të vendit.

“Perspektiva për Stambollin nuk është e ndritshme. Nuk është aspak e ndritshme,” thotë profesori Celal Sengor, një nga gjeo-shkencëtarët më të mirë të Turqisë.

“Nëse një tërmet tjetër i këtyre përmasave nuk ndodh në Stamboll në 20 vitet e ardhshme, do të ishim të gjithë shumë të surprizuar,” tha për CNN profesori i Universitetit Teknik të Stambollit.

“Kaq afër është. Është vetëm një probabilitet, por probabiliteti është i lartë.”

Turqia është një nga rajonet sizmikisht më aktive në botë. Është një realitet gjeologjik që ka rritur shqetësimin për gatishmërinë e Stambollit ndaj tërmeteve.

Sot, ekspertët vlerësojnë se një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitutë prej 7.2 dhe 7.8 ballë mund të rezultojë shkatërrues për qendrën tregtare dhe industriale të Turqisë.

Megjithatë, momenti i një tërmeti të tillë është i pamundur të parashikohet. Sipas Sengor, skenari mund të jetë i tillë: “Përllogaritja ime është rreth  100,000. Do të bëhet kërdia. Nuk mund të mendosh vetëm për ndikimin e drejtpërdrejtë të lëkundjes, por duhet të mendosh edhe për atë që do të pasojë lëkundjet. Do të ketë plaçkitje, zjarre, epidemi. Do të jetë e tmerrshme.”

Ndërkohë, pasi më shumë se 48,000 njerëz u vranë në Turqi nga tërmeti i muajit të kaluar, Stambolli po nxiton që të forcojë mbrojtjen kundër një fatkeqësie natyrore që ekspertët thonë se mund të godasë në çdo moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat