Takim emocionues mes ushtarit ukrainas dhe të birit të tij

Evropë

Takim emocionues mes ushtarit ukrainas dhe të birit të tij

Më: 18 mars 2023 Në ora: 14:08
Takim mes ushtarit ukrainas dhe të birit të tij

Kanë kaluar mbi një vjet që forcat e armatosura ukrainase që po luftojnë kundër ushtarëve të presidentit rus, Vladimir Putin.

Shumë ushtarë ukrainas nuk kanë takuar më të dashurit e tyre pasi që gjenden në fronte të ndryshme të luftës.

Megjithatë ka raste kur ushtarët kanë mundësi që të qëndrojnë për disa minuta krahas familjarëve të tyre dhe pamjet janë tejet emocionuese.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një fëmijë takon babanë e tij ushtarak për herë të parë pas disa javësh luftime kundër rusëve.

Kujtojmë se forcat ruse si dhe mercenarët e Wagnerit kanë nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Ndryshe, Putin gjatë ditës së djeshme është akuzuar për krime lufte dhe është lëshuar një urdhër-arrest kundër tij nga Gjykata e Hagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat