Derdhen 200 fuqi nafte në Britani, shpallet emergjenca

Evropë

Derdhen 200 fuqi nafte në Britani, shpallet emergjenca

Më: 27 mars 2023 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një incident i rëndë mjedisor ka ndodhur në Britaninë e Madhe për shkak të një rrjedhje nafte nga një tubacion në Dorset, në fabrikën Wytch Farm në Purbecks, një nga fushat më të mëdha të naftës në tokë në Europë.

Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët e portit të Poole (Phc). Rrjedhja ndodhi në një tubacion të operuar nga Perenco. Vendasit janë këshilluar që të mos notojnë në Poole Harbor ose në zonën përreth deri në njoftimin e mëtejshëm.

Autoritetet kanë nisur një “hetim gjithëpërfshirës” për atë që ka ndodhur dhe kanë shpallur emergjencë të rëndë.

Sipas mediave britanike 200 fuçi naftë u derdhën në Poole Harbour.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat