Tetë të arrestuar për organizim të sulmit terrorist në Belgjikë

Evropë

Tetë të arrestuar për organizim të sulmit terrorist në Belgjikë

Më: 28 mars 2023 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Policia belge arrestoi tetë persona të dyshuar për organizim të një sulmi terrorist.

Zyra e Prokurorisë Federale belge deklaroi se ekipet e policisë kryen bastisje në orët e hershme të mëngjesit në kryeqytet, Bruksel dhe në afërsi të Antwerp, qyteti i dytë më i madh në Belgjikë, shkruan Anadolu.

Pesë persona u arrestuan në bastisjet në Antwerp dhe zonat përreth, dhe se dy të arrestuarit po përgatiteshin për një sulm terrorist në Belgjikë.

Policia ka ndaluar edhe tre persona në aksionet në Bruksel, ndërsa theksohet se këta persona dyshohen edhe për përgatitje të një sulmi terrorist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat