Tronditëse/ E reja gjendet e vdekur me plumbin në kokë në banesën e saj

Evropë

Tronditëse/ E reja gjendet e vdekur me plumbin në kokë në banesën e saj

Më: 29 mars 2023 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në itali, ku një 32-vjeçare me origjinë nga Maroku është gjetur e vrarë në banesën e saj.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Ariano Polesine (Rovigo). E reja është vrarë me një plumb në kokë në kuzhinën e shtëpisë së saj. 

Ndërsa fëmijët e saj të moshës 11 dhe 8 kanë parë nënë e tyre të pajetë, kanë njoftuar menjëherë fqinjin, pasi burri nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja.

Aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar, teksa autoritetet kanë nisur hetimet mbi ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat