Lavrov: Rusia e di se për çfarë po lufton në Ukrainë

Evropë

Lavrov: Rusia e di se për çfarë po lufton në Ukrainë

Më: 29 mars 2023 Në ora: 23:56
Sergei Lavrov

Rusia po kryen operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur rusët dhe popullsinë rusishtfolëse, të cilën autoritetet e Kievit e shtypin duke shkelur të gjitha normat ndërkombëtare.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov teksa shtoi Rusia dëshiron t’i çlirojë këta njerëz nga çdo kërcënim për jetën.

Ne po kryejmë operacionin tonë të posaçëm ushtarak pikërisht për këta njerëz që janë shtypur në kundërshtim me të gjitha normat dhe parimet e mundshme ndërkombëtare, në kundërshtim me të gjitha këto norma mbi të cilat bazohet pavarësia e Ukrainës.

Në deklaratën e saj të pavarësisë, Ukraina thotë se donte të ishte një shtet neutral, i paangazhuar, premtoi se do të siguronte të drejtat e të gjithë rusëve dhe popujve rusishtfolës, si dhe pakicave të tjera etnike, ishte e interesuar të jetonte në paqe, në frymën e fqinjësisë së mirë dhe harmonia me të gjithë fqinjët e saj. Tani, e gjithë kjo është hedhur në erë dhe te neo-nazistët, të cilët tani drejtojnë Kievin”, tha Lavrov.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin në fjalimin e tij për gjendjen e kombit vuri në dukje se operacioni special ushtarak i vendit filloi për të mbrojtur njerëzit, për të garantuar sigurinë e vendit dhe për të eliminuar kërcënimin që buron nga regjimi neo-nazist i Kievit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat