262 atletë ukrainas të vrarë në luftë

Evropë

262 atletë ukrainas të vrarë në luftë

Nga: Bota sot Më: 2 prill 2023 Në ora: 08:48
Pamje nga lufta në Ukrainë

Rusia ka vrarë 262 atletë ukrainas dhe ka shkatërruar 363 objekte sportive, sipas Kievit.

Midis atyre që kanë vdekur këtë vit ishte edhe patinatori Dmytro Sharpar, i cili u vra në luftime pranë Bakhmutit, dhe Volodymyr Androshchuk, një kampion 22-vjeçar dhe shpresa olimpike e ardhshme.

Ministri ukrainas i sportit Vadym Huttsait, i ka thënë presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës se asnjë sportist rus nuk duhet të lejohet në garat ndërkombëtare sportive, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Komentet e tij vijnë pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandoi kthimin gradual të atletëve rusë dhe bjellorusë si neutralë - një vendim i marrë tashmë nga Wimbledon.

Ukraina i ka ndaluar atletët e saj të marrin pjesë në garat kualifikuese për Lojërat e Parisit 2024, nëse duhet të konkurrojnë kundër rusëve.

Nuk ka vendosur vetë për pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat