“Me rastin e lëvdatave të turpshme që presidenti i Serbisë Vuçiq tha për Milan Radoiçiç në takimin me serbët e Kosovës, si deputet i Partisë Popullore dua të tërheq vëmendjen në katër fakte që këto lëvdata i bëjnë të pamatura e të rrezikshme”, ka thënë nënkryetari i Partisë Popullore Borislav Novakoviç, shkruan “Nova”, transmeton “Bota sot”.
“Pa asnjë etikë dhe interes publik shefi i shtetit lavdëron personin për të cilin ka fakte të qëndrueshme se është pjesë e grupeve të organizuara kriminale në këtë pjesë të Evropës”, shtoi ai.
"Bëhet fjalë për organizatë kriminale që drejtohet nga Zvonko Veselinoviç dhe i përmenduri Milan Radoiçiç, e cila ‘ngarkohet me tregti ilegale të mallrave, parave , armëve dhe narkotikëve”, për çka janë në ‘listën e zezë dhe sanksione ndërkombëtare”, u shpreh Novakoviç, duke shtuar se Vuçiq jo që nuk u distancua nga këta kriminelë, por ka simpati dhe bashkëpunon me ta.
Ai thekson se mbrojtja e interesit kombëtar e shtetëror nis në ligje edhe institucione e jo në grabitje, banditizëm dhe kapacitet kriminal të Veselinoviç e Radoiçiç.
"Në të kaluarën e afërme dhe largët përmes zgjidhjes së konflikteve kemi parë lider lokal të “vegjël” që sipas rregullit dhe angazhimit përfunduan në katastrofë edhe për ta edhe për ne”, por pa përmendur shembuj."
Më pas ai përmend disa raste korrupsioni të dyshes Veselinoviç e Radoiçiç dhe kompanisë së tyre që punojnë me mbështetjen e hapur të përfaqësuesve të pushtetit, këto aktivitete kriminale me “mbështetje dhe nën ombrellën e shtetit janë shembull i krimit të organizuar” tha Novakoviç, duke akuzuar Vuçiqin se nuk eviton, por i mbështet këta.
"Prandaj ai nuk është president i shtetit por shefi i mafisë", tha Novakoviç.
Në fund deputeti nga Novi Sadi theksoi se ky qytet nga pushteti i shndërruar në “strukturë kriminale dhe seli të kriminelëve”, Veselinoviç nuk jeton në Kosovë, por Novi Sad dhe nuk e mbron popullin e vetë por e plaçkit me mbështetjen e Andreja Vuçiq “po ashtu mafi në Novi Sad”.
"Novi Sad nuk harron dhe nuk fal, shumica në qytet e kanë mbështet Vuçiqin, jam i sigurt se në zgjedhjet lokale do vërtetohen lëto që po them", tha Novakoviç.