Ushtari kroat rrahet për vdekje nga miku i tij

Evropë

Ushtari kroat rrahet për vdekje nga miku i tij

Më: 16 prill 2023 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Një ushtar është rrahur brutalisht në sheshin kryesor në Pozhegit të Kroacisë. Fatkeqësisht, Jakova Bockaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia arrestoi të dyshuarin, 20-vjeçarin M.K., i cili është nga i njëjti vend me ushtarin. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale plagosje e rëndë me pasoja fatale.

Gjegjësisht, të shtunën, më 15.04.2023, rreth orës 02:15 në Pozhegi, në parkingun e sheshit “Svetoj Trojstva”, pas një debati të shkurtër verbal, i dyshuari ka sulmuar fizikisht 21-vjeçarin duke e goditur disa herë në kokë, raporton index.hr.

Si pasojë e goditjeve, burri është rrëzuar përtokë ndërsa i dyshuari ka vazhduar ta godasë edhe disa herë.

Duke pasur parasysh se lokacioni është i mbuluar nga kamera, mediat kroate raportojnë se sulmi ka qenë brutal dhe se ka pasur goditje të forta dhe të shumta në kokë. Policia me të arritur në vendin e ngjarjes ka takuar sulmuesin pranë të lëdnuar gjersa shtirej sikur dëshironte ta ndihmonte dhe nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë.

Ushtari u shtrua në spital në gjendje të rëndë, pa ndjenja dhe me kokë të thyer. Ai kishte gjakderdhje të brendshme dhe kishte lënduar pjesë të tjera të trupit. U krye edhe reanimacion, por trajtimi në një gjendje të tillë ishte i vështirë.

Ndryshe, raportohet se dy të rinjtë kanë qenë miq dhe se kanë qenë bashkë atë natë, por ende nuk dihet asgjë për motivet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat