Kryeministri i Hungarisë del kundër Perëndimit: Ukraina nuk e fiton dot luftën

Evropë

Kryeministri i Hungarisë del kundër Perëndimit: Ukraina nuk e fiton dot luftën

Më: 23 maj 2023 Në ora: 19:19
Viktor Orban

Ukraina nuk do të jetë në gjendje të fitojë në konfliktin me Rusinë, tha të martën kryeministri hungarez Viktor Orban, duke kërkuar që një zgjidhje paqësore të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke iu drejtuar një debati publik në Forumin Ekonomik të Katarit në Doha të martën, kreu i qeverisë hungareze tha:

“Nëse shikoni se si qëndrojnë gjërat në realitet, shifrat, situatën në përgjithësi dhe faktin që NATO ngurron të dërgojë trupat e saj në Ukrainë, do të shihni qartë se ukrainasit nuk do të jenë në gjendje të fitojnë në fushën e betejës.”

I pyetur për konfliktin në Ukrainë, kryeministri hungarez përsëriti se Budapesti ka favorizuar një zgjidhje paqësore që nga fillimi i konfliktit, ndërsa vazhdimisht ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat