Lufta në Ukrainë, ShBA-ja distancohet nga inkursioni i Belgorodit në Rusi

Evropë

Lufta në Ukrainë, ShBA-ja distancohet nga inkursioni i Belgorodit në Rusi

Më: 24 maj 2023 Në ora: 14:11
Rusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga një inkursion në Rusi – për të cilin Moska thotë se përfundoi me humbjen e kryengritësve të armatosur që hynë nga Ukraina.

Pjesë të rajonit kufitar të Belgorodit u sulmuan të hënën, në një nga bastisjet më të mëdha ndërkufitare që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj vitin e kaluar.

Rusia më vonë publikoi fotografi të automjeteve ushtarake perëndimore të braktisura ose të dëmtuara, duke përfshirë Humvees të prodhuar në SHBA.

SHBA këmbënguli se nuk "inkurajoi apo mundësoi sulme brenda Rusisë", shkruan BBC. 

Një zëdhënës i departamentit të shtetit pranoi raportet që "qarkullojnë në mediat sociale dhe gjetkë" se armët e furnizuara nga SHBA ishin përdorur, por tha se vendi i tij ishte "skeptik në këtë kohë për vërtetësinë e këtyre raporteve".

Në një konferencë shtypi të martën, Mattheë Miller shtoi: "I takon Ukrainës të vendosë se si ta zhvillojë këtë luftë".

Disa ekspertë ushtarakë ukrainas dhe blogerë kanë sugjeruar se imazhet e automjeteve të shkatërruara amerikane të publikuara nga Rusia mund të ishin inskenuar.

Fshatrat në Belgorod pranë kufirit u evakuuan pasi u vunë nën zjarr. Rusia thotë se 70 sulmues u vranë dhe ka këmbëngulur se luftëtarët ishin ukrainas.

Por Kievi mohon përfshirjen, derisa dy grupe paraushtarake ruse që kundërshtojnë presidentin rus Vladimir Putin thonë se ata qëndrojnë pas inkursionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat