Senatori amerikan reagon pas vizitës së Vulinit në Moskë

Evropë

Senatori amerikan reagon pas vizitës së Vulinit në Moskë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 16:53
Chris Murphy

Ka reaguar senatori amerikan, Chris Murphy, me rastin e vizitës së kreut të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), Alexander Vulin në Moskë.

Ai deklaroi se rusët aktualisht janë duke kërkuar miq anembanë botës, raporton N1.

“Rusia po kërkon miq këto ditë dhe se nuk e konsideron politike dhe morale të mbështet regjimi i Vladimir Putinit”, pohoi ligjvënësi amerikan.

Murphy tha në konferencën për shtyp se do të ishte mirë për qytetarët serbë nëse zyrtarët e tyre shtetërorë do të respektonin sanksionet kundër Rusisë dhe të ishte me Bashkimin Evropian për këtë çështje.

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) Alexander Vulin vizitoi Moskën dhe u takua me Nikolai Patrushev, Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.

Ndryshe, Ivica Daçiq, ministri i Jashtëm i Serbisë si dhe presidenti i Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik gjithashtu gjenden në kryeqytetin rus, Moskë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat