Erdogan e shpall fitoren para mbështetësve të tij në Stamboll

Evropë

Erdogan e shpall fitoren para mbështetësve të tij në Stamboll

Më: 28 maj 2023 Në ora: 19:52
Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, e ka shpallur fitoren e tij në balotazh.

Ai në Stamboll para mbështetësve të tij foli për rëndësinë që sipas tij ka fitorja në këto zgjedhje.

“Ne kemi përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me favorin e kombit tonë”, ka thënë Erdogan.

“Vullneti juaj është bërë fuqia e pandryshueshme dhe e pandryshueshme e Turqisë në kutinë e votimit”, tha Erdogan në një fjalim në Stamboll, raporton Al Jazeera.

Kur janë numëruar shumica dërmuese e votave sipas mediave shtetërore, Erdogan është në avantazh.

Të gjitha burimet mediatike turke dhe perëndimore flasin tashmë për një fitore të Erdognait, në balotazhin e 28 majit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat