Zjarr në një spital në Austri, raportohet për tre viktima

Evropë

Zjarr në një spital në Austri, raportohet për tre viktima

Më: 30 maj 2023 Në ora: 17:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre pacientë humbën jetën në një zjarr në një spital në Austri.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Medling, në jug të Vjenës.

Shkaku i tragjedisë nuk ka qenë ende i mundur të sqarohet me siguri”, vuri në dukje zëdhënësja, ndërsa zjarret e këtij lloji janë jashtëzakonisht të rralla në një vend me 9 milionë banorë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 01:00 me orën lokale në një dhomë të qendrës së infermierisë dhe u përhap me shpejtësi, sipas një deklarate nga Shërbimi Shëndetësor Rajonal.

Njësia zjarrfikëse ka dërguar 33 automjete dhe rreth 170 zjarrfikës, si dhe një ekip i Kryqit të Kuq.

Zjarri është vënë nën kontroll pas dy orësh dhe pacientët e evakuuar janë transferuar në ambientet e tjera të infermierisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat