U rizgjodh president, Erdogan bën ndryshime në qeverinë e re

Evropë

U rizgjodh president, Erdogan bën ndryshime në qeverinë e re

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 12:45
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi përbërjen e qeverisë së re të shtunën pas një ceremonie ku morën pjesë pothuajse 80 krerë shtetesh dhe qeverish, pasi fitoi mandatin e tretë pesëvjeçar në zgjedhjet presidenciale turke. 

Erdogan në përbërjen e qeverisë së re njoftoi se eksperti i njohur Mehmet Simsek, ish-ministër i financave (2009-2015), dhe më pas zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike (deri në vitin 2018), merr Ministrinë e Financave. Ish-ekonomisti i bankës amerikane Merrill Lynch do të jetë në krye të vendosjes së rregullit në politikën financiare të vendit.

Do të rinovohen edhe ministritë kryesore, kështu që në vend të Mevlut Çavusoglu , postin e ministrit të Jashtëm do ta marrë Hakan Fidan, ish-kreu i MIT-it, shërbimi inteligjent turk.

Në ceremoninë e betimit morën pjesë zyrtarë të nivelit të lartë, duke përfshirë 50 krerë shtetesh, 13 kryeministra, zyrtarë të nivelit parlamentar dhe ministror, ??si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë NATO-n, Organizatën e Shteteve Turke dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat