Përmbyten disa vendbanime në jug të Ukrainës

Evropë

Përmbyten disa vendbanime në jug të Ukrainës

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Oleksandr Prokudin, kreu i administratës rajonale ushtarake në Kherson,ka thënë se të paktën tetë vendbanime të ndryshme në zonë janë përmbytur tashmë pas shkatërrimit të digës dhe autoritetet po përgatiten për më shumë përmbytje në të gjithë rajonin.

Ai thotë se të paktën 16,000 njerëz janë në rrezik nga përmbytjet, ka shkruar BBC.

Banorët në rajonet e rrezikuara po evakuohen me autobusë për në Kherson, më pas ata do të zhvendosen në qytete të ndryshme në të gjithë vendin duke përfshirë kryeqytetin, Kiev, thotë Prokudin në një postim në Telegram.

Një tren evakuimi do të niset nga Kherson për në qytetin jugor të Mykolaiv në mesditë, shtoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat