Përplasen dy tramvajë në Turqi, mbi 20 të plagosur

Evropë

Përplasen dy tramvajë në Turqi, mbi 20 të plagosur

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Dy tramvajë janë përplasur kokë më kokë në Turqi, duke lënë të plagosur mbi 20 persona.

Aksidenti hekurudhor ka ndodhur këtë të premte në mëngjes në Samsuda

. Është dashur ndihma e zjarrfikëseve dhe mjeteve të veçanta për të nxjerrë pasagjerët nga tramvajet. Ata janë dërguar në spitalet pranë vendngjarjes, ndërsa nuk raportohet për viktima.

Ende nuk dihen shkaqet që bënë që dy mjetet të jenë në të njëjtën kohë përballë njëri-tjetrit. Për ngjarjen, ka nisur një hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat