Zelensky kërkon ndihmë ndërkombëtare për Digën Kahovka

Evropë

Zelensky kërkon ndihmë ndërkombëtare për Digën Kahovka

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 14:15
Zelnsky

Pas shkatërrimit të pjesshëm të digës Kahovka,presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski po kërkon një hetim ndërkombëtar për incidentin me digën Kahovska. Kur Ukraina të ketë rimarrë kontrollin e digës, “ne do të mbledhim prova”, tha Zelenski në një intervistë për mediat gjermane “Welt”, “Bild” dhe “Politico”.

Më pas do të ftohen ekspertë ndërkombëtarë për të hetuar se çfarë ka ndodhur.

Zelenski e bëri të qartë se ai e sheh përgjegjësinë te Rusia. “Kjo ndodhi në një territor të pushtuar”, theksoi kreu i shtetit.

Një vit më parë ai theksoi se diga ishte duke u minuar dhe se ekzistonte një rrezik i madh që ajo të hidhej në erë. Rusia ndoshta e nënvlerësoi veprimin, dyshoi Zelenski. Ata nuk e kishin menduar se do të vërshonin edhe territoret e tyre të pushtuara”.

"Sipas informacioneve zyrtare, rreth 6,000 njerëz në të dy anët e lumit Dnipro ishin sjellë në siguri deri në mbrëmjen e së mërkurës. Gjithsej janë përmbytur 30 qytete, dhjetë prej të cilave janë nën kontrollin rus"/ njoftoi Ministri i Brendshëm ukrainas, Igor Klymenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat