Shpërthim në fabrikën e eksplozivëve në Turqi, të paktën pesë të vdekur

Evropë

Shpërthim në fabrikën e eksplozivëve në Turqi, të paktën pesë të vdekur

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 10:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas shpërthimit në një fabrikë në kryeqytetin turk, Ankara, kanë humbur jetën pesë persona.

Fillimisht një zjarr dhe më pas një shpërthim ndodhi në një fabrikë të raketave dhe eksplozivëve të Makinerisë dhe Industrisë Kimike (MKE), në rrethin Elmadag të Ankarasë.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njoftoi se nga shpërthimi mbetën të vdekur pesë punëtorë, raporton t24.

Gjithashtu është raportuar se në lidhje me këtë tragjedi ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ.

Fabrika funksionon për të plotësuar nevojat për raketa dhe lëndë plasëse të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe Ministrisë së Brendshme.

Në fabrikë kryhen gjithashtu teste shpërthimi, nxehtësie dhe qitjeje dinamike të karburantit të raketave dhe barutit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat