Orban mbështet Trump-in: Mos u dorëzo kurrë

Evropë

Orban mbështet Trump-in: Mos u dorëzo kurrë

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 22:12
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mbështetur publikisht ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili po përballet me 37 akuza për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara.

“Lufta juaj është për të mirë dhe mos u dorëzo kurrë!”, shkroi Orban në rrjetin social, Twitter.

Aktakuza kundër Trump u zbulua të premten dhe ai përballet me akuza që përfshijnë fshehje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe dhënien e deklaratave të rreme.

Trump i mohon akuzat dhe pohon se veprimet e tij lejoheshin sipas Aktit të Ruajtjes së Dokumenteve Presidenciale.

Ish-presidenti amerikan duhet të paraqitet në gjykatë në Miami javën e ardhshme për procedura të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat