Abazoviç i përgjigjet fituesit të zgjedhjeve

Evropë

Abazoviç i përgjigjet fituesit të zgjedhjeve

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 13:02
Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç  në prononcimin e parë pas daljes së rrezultatit Abazoviç tha se Partia Ura e do të jenë shtylla kryesore e koalicionit në Mal të Zi.

Ai shtoi se kanë shumë punë për të bërë dhe se kjo është një energji e re në Malin e Zi.

“Nuk ka rëndësi se ne ishim objektivi kryesor në fushatë, anëtarët e të dyja partive treguan qëndrueshmëri dhe ia arritëm qëllimit”, përfundoi ai.

Duke komentuar deklaratën e Milojko Spajiç, kryetar i listës së Lëvizjes Evropa Tani, se nuk do të formojë qeveri me Urën, Abazoviç iu përgjigj duke thënë se “E kemi qeverinë, presim parlamentin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat