Lukashenko flet për rebelimin e Wagnerit, kjo është lëvizja e tij e fundit me ushtrinë

Evropë

Lukashenko flet për rebelimin e Wagnerit, kjo është lëvizja e tij e fundit me ushtrinë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 11:56
Alexander Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka folur për rebelimin 24-orësh të Grupit Wagner në Rusi.

Pas ngjarjeve në Rusi, Lukashenko thotë se ka dhënë të gjitha urdhrat për të sjellë ushtrinë në gatishmëri të plotë luftarake dhe të gjitha forcat, përfshirë policinë, janë vendosur në gatishmëri të plotë.

Lukashenko thuhet se ishte përgjegjës për ndërmjetësimin e tërheqjes së Wagnerit përpara se t’i ofronte liderit të këtij grupi, Yevgeny Prigozhin mërgimin.

Por ai këmbëngul se vetë nuk është “hero”, por as Vladimir Putin e Prigozhin.

“Unë thashë, në asnjë rast mos më bëni hero, as mua, as Putinin, as Prigozhinin, sepse ne e lamë situatën të na ikën nga duart dhe pastaj menduam se do të zgjidhej vetë, por nuk u bë”, tha ai.

“Dhe dy persona që po luftonin në front u përplasën. Nuk ka heronj në këtë rast”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat