Plas skandali/ Djali i presidentit të senatit akuzohet për përdhunim

Evropë

Plas skandali/ Djali i presidentit të senatit akuzohet për përdhunim

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 09:04
Leonardo La Russa, djali i presidentit të senatit, Ignazio La Russa

Një skandal ka përfshirë parlamentin italian, pasi Leonardo La Russa, djali i presidentit të senatit, Ignazio La Russa, akuzohet nga një 22-vjeçare për përdhunim.

Gazeta italiane Corriere della Sera, i riu dhe vajza ishin takuar në një klub në Milano, ndërsa njiheshin më herët nga shkolla dhe dilnin shpesh bashkë. Sipas vajzës, më 18 maj ajo u takua me Leonardo La Russa, por "gjithçka që kujton më pas është se është zgjuar në shtëpinë e të riut, të nesërmen, e zhveshur dhe në gjendje konfuzioni”.

“Leonardo më tha se shkuam në shtëpinë e tij me makinën e tij dhe se ai kishte bërë seks me mua, nën ndikimin e drogës”, shtoi ajo.

“Jam e sigurt se ishte shtëpia e presidentit të senatit, sepse në një moment, vetë Ignazio La Russa hyri në dhomë, pa që isha lakuriq dhe u largua,” tha vajza, sipas së cilës “Leonardo i tha asaj se gjatë natës ajo – pa qenë në dijeni se çfarë po ndodhte – kishte kryer marrëdhënie seksuale edhe me një mik të tij, i cili në mëngjes ndodhej në një dhomë ngjitur me shtëpinë”.

Më pas, ajo foli me nënën e saj dhe, siç raporton agjencia e lajmeve Ansa, vendosi të shkojë në spitalin Mangiagali në Milano për një ekzaminim mjekësor. Gjithashtu ajo mësohet se ka bërë padi disa ditë pas ngjarjes dhe tashmë e gjithë çështja po hetohet nga prokuroria italiane.

Në deklaratën e tij, presidenti i senatit italian theksoi se “konsideron se djali i tij nuk është përgjegjës për asnjë vepër penale” dhe se “e vetmja gjë për të cilën e qortoi ashpër është se ka sjellë në shtëpi një vajzë me të cilën nuk ka qenë në një lidhje të qëndrueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat