Njohësi kryesor i Putinit në Norvegji tani sheh konturet e një regjimi që është gati të bjerë.
Aage Strom Borchgrevink ka qenë këshilltar special i Komitetit të Helsinkit për shumë vite dhe ka shkruar disa libra. E fundit me titull "Kryetari i luftës në Kremlin", një zhytje e thellë në jetën dhe botën e mendimit të Presidentit Vladimir Putin.
Tani ai beson se sheh shenja të qarta se despoti është gati të humbasë kontrollin e tij.
Një perandor që është i sigurt në pozicionin e tij nuk do të kishte nevojë të bënte diçka kaq të dhunshme, thotë ai.
A ka vdekur rebeli?
Kur Borchgrevink pyetet nëse ai mund të jetë absolutisht i sigurt nëse rebeli Yevgeny Prigozhin ka vdekur në të vërtetë, nëse ai ishte në të vërtetë në bordin e atij aeroplani, studiuesi kërkon këtë.
Kjo është një pyetje e mirë. Mendoj se është gjithmonë e mençur të mbash rezerva për gjëra të tilla në Rusi, thotë ai.
Prighozhin ka qenë i njohur për të veshur maska të ndryshme, për të qenë i fshehur për periudha kohore.
Gjithashtu mësohet se ka përdorur më parë dy avionë identikë, ku deklarohet në listën e pasagjerëve të njërit avion, ndërsa avionin tjetër e përdor vetë.
Po, e kishte. Dhe me sa di unë, këtë e ka pasur edhe këtë herë. Aeroplani i dytë, ai që nuk u rrëzua, u ul në Moskë jo shumë kohë më vonë, thotë studiuesi dhe autori
Putinit Aage Storm Borchgrevink.
Nga norvegjishtja
H.Rafuna