Rusia rrëzon dy dronë ukrainas në kufirin me Moskën

Evropë

Rusia rrëzon dy dronë ukrainas në kufirin me Moskën

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Rusia rrëzoi dy dronë ukrainas në mbrëmje në Kaluga dhe Tver, dy rajone në kufi me Moskën, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Mbrojtja kundërajrore ruse në detyrë rrëzoi dronët mbi territoret e rajoneve Kaluga dhe Tver”, thuhet në deklaratën ushtarake.

Ai gjithashtu shtoi se në këtë mënyrë, u zmbraps përpjekja e “regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist”.

Në të njëjtën kohë, aeroportet kryesore të Moskës njoftuan anulimin dhe shtyrjen e disa fluturimeve, si zakonisht në rast të sulmeve me dronë në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat