​Situata e pengmarrjes në aeroportin e Hamburgut të Gjermanisë

Evropë

​Situata e pengmarrjes në aeroportin e Hamburgut të Gjermanisë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Policia në Gjermani po merret me një situatë të pengmarrjes në aeroportin e Hamburgut pasi një burrë i armatosur kaloi me makinë përmes një pengese sigurie dhe mbi asfalt.

Mësohet se burri, i cili është 35-vjeç dhe një fëmijë 4-vjeç gjenden ende në automjetin e parkuar poshtë një avioni.

Policët janë në kontakt me shoferin, i cili hyri në aeroport të shtunën në mbrëmje rreth orës 20:00 me orën lokale (19:00 GMT). Të gjitha fluturimet në aeroport janë pezulluar për një kohë të pacaktuar.

Policia beson se "një mosmarrëveshje për kujdestarinë (rreth fëmijës) është sfondi i këtij operacioni".

I dyshuari ka qëlluar me armën e tij dy herë në ajër. Ai e çoi makinën e tij në platformën e aeroportit, zona ku zakonisht parkohen avionët.

"Ne jemi në vend me një kontingjent të madh shërbimesh emergjence. Aktualisht po supozojmë se kemi të bëjmë me një situatë statike të pengmarrjes," tha policia e Hamburgut në X.

Psikologë si dhe policë të specializuar për të bërë negociata janë në vendin e ngjarjes, tha policia, së bashku me forcat speciale. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, policia e Hamburgut konfirmoi se situata ishte e njëjtë. /BBC

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat