Një tërmet 4.4 ballë godet Malatya të Turqisë

Evropë

Një tërmet 4.4 ballë godet Malatya të Turqisë

Më: 8 janar 2024 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë ka goditur në lagjen Pütürge të Malatyas, Turqi.

Sipas informacioneve në faqen e AFAD-it, një tërmet me magnitudë 4.4 ballë ka ndodhur me epiqendër në Pütürge, shkruajnë mediat turke.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 9 kilometrash nën tokë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya ka shpërndarë një postim në lidhje me tërmetin në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

“Në tërmetin me magnitudë 4.4 që ndodhi në Malatya Pütürge, të gjitha ekipet e AFAD-it dhe institucionet tona përkatëse janë drejtuar për në terren. Për momentin nuk ka asnjë situatë negative”.

“Uroj më të mirat për qytetarët tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat