Grupi kriminal italian hedh 5 mijë tonë plehra në përrua

Evropë

Grupi kriminal italian hedh 5 mijë tonë plehra në përrua

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Policia italiane në rajonin e Kalabrisë arrestoi një person dhe vendosi në arrest shtëpie, në kuadër të një operacioni kundër një organizate kriminale që hodhi në një përrua 5000 tonë mbetje.

Hetimi po zhvillohet ndaj katër personave të tjerë, shkruan La Stampa.

Siç thuhet, pesë burra të moshave nga 35 deri në 65 vjeç, të cilët dyshohen për shoqatë mafioze, janë pronarë dhe punonjës të një kompanie të specializuar në shembje dhe punime tokësore.

Ata dyshohet se janë anëtarë të një organizate që merret me tregti të paligjshme mbetjesh, veprimtari të paautorizuara të menaxhimit të mbetjeve, zënie të paligjshme të tokës publike dhe ndotje të mjedisit.

Operacioni policor është epilogu i veprimtarive hetimore të zhvilluara nga janari deri në prill 2023 të koordinuara nga prokuroria publike vendore, me synimin për t’i dhënë fund një sërë aktesh kriminale të rrezikshme për mjedisin dhe sigurinë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat