Disa parlamentarë të BE-së zbulohen se janë financuar nga Rusia

Evropë

Disa parlamentarë të BE-së zbulohen se janë financuar nga Rusia

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Disa anëtarë të Parlamentit të BE-së akuzohen për pranim ryshfeti nga Rusia.

Janë shërbimet e inteligjencës çeke dhe belge ato që zbuluan. Sipas informacioneve çeke, paratë u janë paguar parlamentarëve nga Gjermania, Franca, Polonia, Belgjika, Holanda dhe Hungaria.

‘Der Spiegel’ njofton se një parlamentar gjerman nga AFD e ekstremit të djathtë është financuar nga Rusia.

Disa grupe partiake po kërkojnë tani një hetim.

“Ka informacione se Putin financon partitë e djathta populiste dhe politikanë në Evropë. Ai synon të veprojë kundër zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së, thotë për mediet suedeze, politikania S Heléne Fritzon.

Ajo është pjesë e grupit socialdemokrat, që kërkon që anëtarët e caktuar të pezullohen deri në përfundim të një hetimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat