Vuçiq i emocionuar për takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

Evropë

Vuçiq i emocionuar për takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

Më: 2 maj 2024 Në ora: 21:44
Aleksander Vuçiq

Presidenti kinez Xi Jinping ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare.

Pas gati 5 vjetësh udhëheqësi kinez do të udhëtoj për në Evropë ku do t’i vizitojë tri shtete, Francën, Hungarinë dhe Serbinë.

Fillimisht me 5 maj, Xi Jinping do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris, e më pas do të takohet presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Kina ka marrëdhënie jashtëzakonisht të forta me Serbinë andaj kjo ka nxitur reagime tek disa diplomatë evropianë.

Por i entuziazmuar për këtë takim po shprehet Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë një interviste dhënë për një medium kinez tha se udhëtimi i presidentit Xi do të jetë një ngjarje e madhe diplomatike për Serbinë.

“Ne dëshirojmë ta shohim Presidentin Xi sepse e konsiderojmë si mik të vërtetë dhe ai do të shohë qasje të përkushtuar dhe dashuri të vërtetë nga populli serb. Kina ka qenë gjithmonë mbështetëse për ne dhe ne kemi qenë mbështetëse për Kinën. Besoj se kjo vizitë do të krijojë mundësi të mira për popullin serb. Dhe në lidhje me nismën një brez një rrugë të krijuar nga presidenti Xi, ne e gjetëm veten në mes të asaj rruge dhe jemi shumë të lumtur që bëhemi pjesë e kësaj nisme”, tha Vuçiq.

Për lidhjet e ngushta mes Pekinit dhe Beogradit ka folur edhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Ajo tregon se çka fshihet pas këtyre vizitave të udhëheqësit kinez.

“Qëllimi i kryesor i vizitës së Xi Jinping në këto tri shtete është që Kina të krijoj mundësi të reja për zhvillim ekonomik. Ai po viziton Hungarinë edhe Serbinë, të dyja këto shtete që kanë regjime autoritare, pra kemi të bëjmë edhe me vizita simbolike. Në periudhën e fundit, Vuciq është bërë jashtëzakonisht agresiv për shkak se po gjen mbështetje nga Kina dhe Rusia. Por, qëllimi kryesor i Kinës në Serbi është që t’i shfrytëzoj mineralet e vendit. Në anën tjetër Serbia dëshiron t’i tregoj perëndimit se ka miq të fortë si Kina që edhe mund të bashkëpunoj”, thotë Biserko

Presidenti kinez këto vizita do t’i shfrytëzojë edhe për t’i riparuar disa nga dëmet e shkaktuara në marrëdhëniet me Evropën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat