Protesta pro palestineze edhe në Zvicër, studentët bllokojnë hyrjen e një ndërtese në Universitetin e Lozanës

Evropë

Protesta pro palestineze edhe në Zvicër, studentët bllokojnë hyrjen e një ndërtese në Universitetin e Lozanës

Më: 2 maj 2024 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Rreth 100 protestues pro-palestinezë pushtuan pasditen e së enjtes hyrjen e ndërtesës së Géopolis në Universitetin e Lozanës (UNIL) dhe po kërkojnë një bojkot akademik të institucioneve izraelite dhe një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Rripin e Gazës.

“Ky aksion ndjek shembullin e mobilizimeve në universitetet e Kanadasë, SHBA-së dhe Francës”, sqarojnë organizatorët në njoftim. Në dysheme, u vendosën flamuj palestinezë, ndërsa të tjerë u varën nga lart.

“Veprimi ynë është spontan, nuk ka lider. Njerëzit që pushtuan ndërtesën e universitetit refuzojnë të jenë bashkëpunëtorë në gjenocidin kolonial të kryer nga regjimi i aparteidit të Izraelit. Ftojmë të gjithë botën të na bashkohet dhe anëtarët e universiteteve dhe kolegjeve të tjera të mobilizohen gjithashtu”, shkruajnë pjesëmarrësit në deklaratën e tyre.

Rektori i UNIL Frederik Herrmann shkoi në vendngjarje për të biseduar me protestuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat