​Kuleba dhe Cameron diskutojnë përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Evropë

​Kuleba dhe Cameron diskutojnë përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Më: 3 maj 2024 Në ora: 14:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe homologu i tij britanik David Cameron, ku mbërritën për një vizitë në Kiev, kanë diskutuar për përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe tema të tjera.

Këtë e ka bërë të ditur Kuleba në rrjetin social X, transmeton Ukrinform.

Kuleba tha se ai dhe Cameron u përqendruan në përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, veçanërisht mbrojtjen ajrore, si dhe përgatitjet e përbashkëta për ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare.

"Ne u fokusuam gjithashtu në hapat e ardhshëm për të mundësuar përdorimin e aseteve të ngrira ruse për përfitimin e Ukrainës", shtoi ai. Kuleba falënderoi gjithashtu Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin me Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat