Papa Françesku kritikohet për sharje homofobike

Evropë

Papa Françesku kritikohet për sharje homofobike

Më: 28 maj 2024 Në ora: 10:55
Papa Françesku

Papa Françesku kriktikohet se ka fyer komunitetin homoseksual gjatë një takimi me dyer të mbyllura për mediat.

Papa Françesku thuhet se u tha peshkopëve italianë që të mos lejojnë homoseksualët të bëhen priftëri. Gazetat italiane ‘Corriere della Sera’ dhe  ‘La Republica’ shkruajnë se ngjarja ka ndodhur më 20 maj.

Vatikani vendosi në vitin 2005 se kisha nuk mund të lejojë shugurimin e burrave që janë aktivisht homoseksualë ose kanë prirje “të rrënjosura thellë” homoseksuale. Në vitin 2016, Françesku e mbështeti këtë vendim. Dy vjet më vonë ai u tha peshkopëve italianë të mos pranonin kandidatë homoseksualë për priftëri.

Gjatë pontifikatës së tij, Papa ka kërkuar të ofrojë një qasje më mikpritëse për katolikët LGBTQ+, duke thënë “kush jam unë për të gjykuar?” kur u pyet për priftërinjtë homoseksualë, dhe gjithashtu ka ofruar mundësinë që priftërinjtë të mund të ofrojnë bekime joformale për çiftet e të njëjtit seks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat