Hungaria me ujdi mbi 12 miliardëshe për reaktor bërthamor

Evropë

Hungaria me ujdi mbi 12 miliardëshe për reaktor bërthamor

Më: 29 maj 2024 Në ora: 15:36
Foto nga takimi

Qeveria e Hungarisë nënshkroi një marrëveshje me Bjellorusinë për të ndihmuar në ndërtimin e centralit të dytë bërthamor të Hungarisë, tha ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto në një deklaratë në Minsk të mërkurën.

Reaktori PAK 2 i Hungarisë është duke u ndërtuar nga Rosatom i Rusisë që nga viti 2014. Kompania ruse po ndërton dy reaktorë me një kapacitet prej 1.2 gigavat secili në PAKS 2 në Hungarinë qendrore.

“Me rëndësi të madhe është marrëveshja e nënshkruar sot këtu për bashkëpunimin në energjinë bërthamore, e cila na lejon të përdorim përvojat e fituara nga Bjellorusia këtu gjatë ndërtimit të reaktorëve me një teknologji të ngjashme,” tha Szijjarto, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi marrëveshjen, raporton Reuters.

Projekti 12.5 miliardë euro (13.57 miliardë dollarë) ka përjetuar vonesa të gjata, edhe pse energjia bërthamore nuk mbulohet nga sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të vendosura për luftën në Ukrainë.

Hungaria, e cila merr pjesën më të madhe të fuqisë së saj nga Rusia, ka kundërshtuar zgjerimin e sanksioneve për të përfshirë këtë sektor.

Szijjarto kritikoi gjithashtu një propozim nga disa nga homologët evropianë dhe të NATO-s të Hungarisë për të dërguar ushtarët e tyre në Ukrainë për të trajnuar forcat brenda vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat