KE do të rekomandojë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Ukrainës në BE

Evropë

KE do të rekomandojë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Ukrainës në BE

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 12:07
Ursula von Der Leyen dhe Volodymyr Zelensky

Komisioni Evropian thuhet se do të rekomandojë që të nisin bisedimet e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, gjatë këtij muaji.

Është pjesë e një përpjekjeje për të sinjalizuar mbështetje për Kievin përpara se Hungaria të marrë presidencën e radhës të BE-së në muajin e ardhshëm, shkruan Skynews.

Në fillim të këtij viti, BE-ja njoftoi se po dërgonte një ndihmë shtesë prej 42 miliardë funtesh për Ukrainën – por vetëm pas disa javësh rezistencë nga Hungaria, e cila thuhet se ka shqetësime për të drejtat e pakicave në Ukrainë.

Marrëveshja përfshinte një diskutim vjetor të paketës dhe opsionin për ta rishikuar atë në dy vjet “nëse është e nevojshme”.

Hungaria merr presidencën e radhës të BE-së më 1 korrik.

Aktualisht udhëhiqet nga Belgjika.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat