Ata ishin dikur truprojat personale të presidentit rus, Vladimir Putin, por tani mbajnë pozita të larta, si guvernatorë apo ministra qeveritarë.
Njëri prej tyre, madje, pohon ta ketë shpëtuar Putinin nga një ari.
Ai tani është sekretar i një bordi këshilltarësh presidencialë, që përbëhet prej guvernatorësh, deputetësh parlamentarë, kryeministrit dhe zyrtarëve tjerë rajonalë.
Që kur u bë president në detyrë në ditën e fundit të vitit 1999, Putin e ka formësuar Rusinë në një monolit – duke shtypur opozitën politike, duke dëbuar nga shteti gazetarët e pavarur dhe duke promovuar një përkushtim në rritje ndaj “vlerave tradicionale” që shumë pjesëtarë të shoqërisë i shtyjnë në limite./REL